Republika Serpska në rrugë për dalje nga Bosnja e Hercegovina

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik konsideron se Bosnja e Hercegovina nuk do të ekzistojë në pranverën e vitit të ardhshëm, nëse nuk kthehet në pozicionet e Dejtonit, raporton RT e Republikës Serbe.

Ai ka ka thënë se Republika Serpska ka marrë udhën e daljes nga BeH, nga e cila nuk ka kthim.

“Na do ta bëjmë këtë dhe nuk do të na ndalojë as SHBA e as ndokush tjetër, meqë konsiderojmë se Marrëveshja e Dejtonit është shkelur, në radhë të parë me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar”, deklaroi Dodik para gazetarëve në Sarajevën lindore.

Ai ka deklaruar se Republika Serpska nuk mund të besojë në BeH.

“BeH është vend i keq dhe vend ku mungon liria për serbët dhe Republikën Serspska”, është shprehur Dodik.