Republika Çeke vazhdon pastrimin nga agjentët rusë, dëbon diplomatë të tjerë

Ministri i Jashtëm çek, Jakub Kulhanek, njoftoi sot synimin e tij për të zvogëluar më tej trupin diplomatik rus në Pragë, për të ekuilibruar praninë e përfaqësuesve në të dy vendet.

“Si rezultat i Nenit 11 të Konventës së Vjenës ne po kufizojmë numrin e diplomatëve rusë në Pragë që të përputhet me numrin aktual të diplomatëve çekë në Moskë”, tha Kulhanek.

Deri më tani, Republika Çeke ka dëbuar 18 diplomatë që besohet të jenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete ruse.

Moska i është përgjigjur duke dëbuar 20 çekë.