Repi te femrat, revolucioni që i la pas këngëtarët tjerë

Gjatë vitit që po e lëmë pas, në estradën shqiptare kanë ndodhur shumë gjëra, duke filluar nga skandalet, martesa, ndarje, lindje fëmijësh dhe ploooooot këngë e hite.

E gjithë kjo ‘rrëmujë’ që u përfol e u përcjellë nga mediat, te publiku u përçua çdo ditë, 24 në 7 dhe u komentua pastaj nga ana publikut, shkruan Ballkani.info.

2018-ta në muzikë do të njihet edhe si viti i ‘revolucionit’që u bë që nga periudha e marsit, ku u rikthye repi te femrat, duke i lënë pas të gjitha zhanret tjera muzikore.

E para që e nisi këtë ‘valle’, është Rina Balaj.

Këngëtarja e zhanrit R&B kaloi në rep dhe habiti ku publikun pas paraqitjes si repere ,në këngën ‘S’ka konkurrencë’ në bashkëpunim me Feron.

Rina u komentua me të madhe për këtë ndryshim, për këtë risi dhe u gjend në mes kritikave pozitive dhe negative të publikut që dukej i uritur për ndryshime të tilla në skenë.

Pas Rinës, doli edhe Tayna.

Me 1 qershor, Tayna lansoi këngën ‘Columbiana’ në bashkëpunim me Don Phenom dhe përpos zërit e stilit, Tayna mori vëmendje për ‘dissin’ që i bëri Rinës dhe prej asaj dite u cilësua si rivale e saj.

“Dissi” i Taynës ishte ‘lufta’ dhe ‘inspirimi’ që pas saj të dalin edhe disa repere tjera dhe të gjitha duke u thumbuar mes vete.

Rivaliteti i saj me Rinën u prit u përcoll nga ndjekësit të cilët mezi prisnin t’ua dëgjonin këngët atyre, për të parë se si do e ‘dissiratnin’ njëra-tjetrën.

Që të dyja lansuan disa këngë gjatë vitit, por, Tayna u pëlqye më shumë, pasi tanimë grumbullon mijëra ndjekës në Instagram dhe miliona klikime në Youtube.

Pos Rinës, Taynën e ka ‘dissiratur’ edhe Melinda, Nikka dhe disa repere tjera që ndonëse e thumban Taynën, nuk është se kanë ‘dhezur’ shumë, shkruan Ballkani.info.

Në ‘vallen’ e repereve, u përfshi edhe këngëtarja Fifi, pasi u bëri një ‘diss’ Rinës, Taynës dhe Melindës.
Me gjasë, Fifi tregoi se di të bëjë rep dhe sipas intervistave që ka dhënë, këngëtarja ka treguar se këtë ‘diss’ e ka bërë që t’i zbresë në tokë reperet që veten filluan menjëherë ta cilësojnë si ‘mami’, ‘mbretërsha’ dhe ‘më e mira’.

Muajin e fundit ‘gjakërat’ mes repereve janë zbutur dhe Tayna më nuk po merret me repere, por, me këngëtare të zhanreve tjera.

Tayna ka thumbuar këngëtaren Arta Memedi, por, kjo e fundit me disa fakte që i ka publikuar në Instastory, e ka ‘paluar’ Taynën dhe më reperja nuk e vazhdoi atë që e nisi, shkruan Ballkani.info.

Reperet dhe ‘dissat’ për të ‘dhezur’ në famë të njëra-tjetrës do mbahen mend gjatë nga publiku dhe e vetmja e mirë në këtë mes është ndryshimi që kanë bërë në skenë, pasi estrada ishte e bërë shumë e zakonshme dhe e bajate me të njëjtat gjëra.

Urojmë që viti 2019 të sjell të risi tjera në muzikë!/Ballkani.info/