Reperi

Reperi kanadez humb jetën pas kërcimit nga aeroplani gjatë xhirimeve të videoklipit

Reperi i njohur kanadez ka vdekur në mënyrë tragjike në moshën 34 vjeçare.

Gjatë xhirimeve të videoklipit të tij më të ri, reperi kanadez Jon James është mbytur pasi u rrëzua nga krahu i aeroplanit.

Reperi, emri i plotë i të cilit është Jon James McMurray, ishte duke ecur në krahun e aeroplanit Cessna derisa ai ishte duke fluturuar, përcjell Gazeta Express.

Ai ka ecur shumë larg në krah dhe ka bërë që aeroplani i vogël të lakohej. Jon është mbajtur në krahun e aeroplanit derisa ishte shumë vonë dhe kur është lëshuar, nuk ka pasur kohë të hapte as parashutën, ka thënë ekipi i tij i menaxhmentit.

Piloti e ka kontrolluar aeroplanin dhe ka ateruar i sigurt dhe askush tjetër nuk është lënduar./Gazeta Express