Reperi i njohur grek, i veshur kuq e zi, i këndon Alket Rizait (VIDEO)

Reperi grek Tus është rikthyer në vëmendje me një këngë të dedikuar shqiptarit famëkeq Alket Rizait.
Kjo është lexuar si një tradhëti e grekut ndaj shtetit të tij.

Kënga e publikuar vetëm dy ditë më parë në Greqi, ka ngjallur reagime të forta.

Në klip shfaqet një person i veshur me bluzën kuqezi dhe simbolin e flamurit shqiptar. Shqiptari mori famë në Greqi pasi u arratis dy herë me helikopter nga burgjet greke, ndërsa herën e tretë kur mori peng policët e burgut të Malandrinos, nuk ia doli.

Aktualisht ai ndodhet pas hekurave i dënuar me burg përjetë për vrasje dhe tentativë arratisje.

Tus para një viti ka adhur në Shqipëri dhe ka realizuar me këngëtarin Brono këngën shqiptare. Dhe atëherë në mediat greke u zgjuan eagime të forta ndaj reperit.

https://www.youtube.com/watch?v=8zy0vhzfds8