Chris Brown është bërë baba për herë të dytë.

Reperi Chris Brown është bërë sërish me fëmijë, edhe këtë herë me një ish-të dashur.

Artisti 30-vjeçar siç duket ka zbuluar në Instagram të enjten se fëmija i tij i dytë ka ardhë në jetë, i cili është i pari me ish-të dashurën Ammika Harris.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe për TMZ disa burime.

Chris ka postuar një fotografi të tij ku shihet duke qeshur dhe duke shikuar poshtë, ndërsa shkruan datën “20-11-19”.

Ai gjithashtu ka ndarë një fotografi të tij ku shihet të ketë veshur një duks ku shkruan “Lindur”.

Ndërsa Ammika ka shkrar në profilin e saj fjalët: “Jam dashuruar me herën e parë që të pash”.

Brown e ka edhe një vajzë 5-vjeçare, Royalty, me ish të dashurën Nia Guzman.