Reperi i njohur anulon koncertet për të shpenzuar kohë me familje

Reperi i famshëm po bën gjithçka për familjen e tij.

Reperi i njohur amerikan, Chancelor Jonathan Bennett, e ka anuluar koncertet e fundit.

E gjithë kjo pasi ai është i interesuar që të kaloj më shumë kohë me familjen e tij.

Ishte vetë reperi ai i cili e ka treguar këtë nëpërmjet një postimi në Instagram aty ku edhe njoftoj se do të nis me koncertet vitin tjetër.

“Ky vit ka qenë më i miri në jetën time, martesa, fëmija, albumi i parë dhe shumë të tjera. Kur Kensli lindi, unë isha në turne dhe humba pikat më të rëndësishme në jetën e saj. Në këtë pikë, si burrë dhe baba i dy fëmijëve e kuptoj se nuk mund ta bëj atë gabim përsëri. Duhet të jem i dobishëm dhe i domosdoshëm për gruan time në këta muaj duke i rritur fëmijët. Ju kërkoj falje pasi e di që shumë nga ju po më prisni, por shpresoj që do të më kuptoni dhe do ma falni. Turneu fillon nga janari i vitit tjetër dhe ju mund që tani t’i bleni biletat”, ka thënë ai.

loading…