Reperët e famshëm ofrojnë 50 mln dollarë për të ndryshuar reformën në drejtësi

Reperët Jay-Z dhe Meek Mill kanë premtuar 50 milionë dollarë për reformën e sistemit të drejtësisë në Amerikë.

Aleanca e Reformës, e cila u frymëzua nga qëndrimi i Meek Mill në burg për një shkelje të vogël shpreson të lirojë një milion të burgosur në pesë vjet.

Themelues të kësaj alesance janë pronarët e Neë England Patriots dhe Philadelphia 76ers, Robert Kraft dhe Michael Rubin.

Reforma thotë se dëshiron të ndihmojë njerëzit që janë “të bllokuar në sistem”.

“Misioni” i grupit është që “të zvogëlojë në mënyrë dramatike numrin e njerëzve që janë padrejtësisht pas hekurave, duke filluar me provën dhe lirimin me kusht. Për të fituar, ne do të përdorim burimet tona të konsiderueshme për të ndryshuar ligjet, politikat, zemrat dhe mendjet”, thonë themeluesit.