Rëndohet situata në Turqi 501 të vdekur brenda 24 orëve, mbi 3000 raste të reja nga koronavirusi

Në 24 orët e fundit, në Turqi janë gjetur edhe 3,013 raste të reja me coronavirus, derisa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 23,934.

Autoritetet turke njoftuan për 76 të vdekur tjerë nga coronavirusin, që e ngritin në 501 numrin e përgjithshëm të viktimave nga kjo pandemi.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca ka bërë të ditur se mbi 3,000 raste të reja që u shënuan brenda një dite, a rrisin në 23,934 numrin e përgjithshëm të personave të sëmurë në Turqi.

Deri më tani, 786 pacientë janë shëruar nga kjo sëmundje dhe janë lëshuar për në shtëpi, ndërsa 1,311 janë nën kujdes intensiv. Trajtimet e të sëmurëve kanë rezultuar me sukses, duke bërë që të ketë më shumë të shëruar.

Gjatë ditës së djeshme, janë realizuar 19,664 testime, derisa numri i përgjithshëm i testimeve për coronavirus deri më tani është 161,380.