Rëndohet situata në Maqedoni, shënohet viktima e 30-të nga koronavirusi

Është konfirmuar vdekja e pacientit të 30-të nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Siç raportojnë mediat atje, viktima e fundit është një lehonë 27-vjeçare nga Kumanova.

Kurse, 46 raste të reja kanë rezultuar pozitive me koronavirus, nga 341 testet që u bënë gjatë 24 orët e fundit.

Me rastet e fundit numri i të infektuarve në Maqedoni të Veriut shkon në 663, prej të cilave 596 janë raste aktive. Sipas qyteteve 12 raste të reja janë regjistruar në Shkup, 13 në Kumanovë, tetë në Prilep, një në Tetovë, dy në Strugë, tetë në Veles, një në Koçani dhe një në Probishtip.

Në Maqedoni deri më tani janë shëruar 37 pacientë.