Rëndohet Bilanci/ Shkon në 45 numri i viktimave nga tërmetet

Grupet e shpëtimit në Durrës kanë gjetur 3 trupa të pajetë në zonën e ish-kënetës. Shkon në 45 numri i viktimave nga tërmeti 6.4 ballë që goditi Shqipërinë.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se 3 viktima janë nxjerrë nga zona e ish-kënetës, pa bërë të ditur identitetin e tyre. Viktimat besohen se i përkasin familjes Lala e cila është më e goditura në këtë zonë.