Remzie dhe Nexhat Osmani ndihmojnë familjen që humbën dy djemtë nga tërmeti

Remzie dhe Nexhat Osmani kanë dhënë kontributin e tyre për të prekurit nga tërmeti.

Remzie Osmani përmes disa fotografive në Instagram, njoftoi se paratë e koncertit të Bostonit i kanë dhuruar për familjen Zeqiri, që humbën dy djemtë nga tërmeti në Shqipëri.

Remzia dhe Nexhati kanë vizituar familjen, të cilët këto ditë përjetojnë dhimbjen e madhe, pas humbjes së më të dashurve të tyre.

“Koncerti i te ardhurave tona ne Boston , ju dedikua familjes Zeqiri qe humben dy djemt ne termetin e Shqiperise .
@nexhatosmanii
@irisi_partyboston @florinarboni“, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë se ky termet ua mori jetën 51 personave dhe shumë të tjerë janë lënduar.

https://www.instagram.com/p/B55KJ4_DBFe/?utm_source=ig_embed