Remi: Për vrasjet e shqiptarëve me komunikata marrin përgjegjësinë komandantët

​Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, ka folur për vrasjet e shqiptarëve gjatë luftës së fundit.

Remi ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se UÇK’ja ka njoftuar nëpërmjet komunikatave për individët që i vriste, të cilët zakonisht konsideroheshin spiunë të regjimit serb.

Për vrasjet me komunikata marrin përgjegjësinë komandantët, ka deklaruar ai.

Remi ka thënë se për vrasjet e kryera me komunikata në zonën e Llapit, përgjegjësinë e merr vetë ai.

“Ato kanë qenë të merituara”, është shprehur Remi.