Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka propozuar një platformë politike për siç thotë, zhbllokimin institucional të vendit, duke bërë thirrje për marrëveshje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe komuniteteve joshumicë.

Remi i drejtohet Kurtit; “Kryetar i LVV-së, Albin Kurti çelësi është në duart e tua”.

“Si udhëheqës i forcës më të madhe parlamentare, ke përgjegjësinë për ta hapur këtë tryezë. Ky propozim njeh legjitimitetin tuaj, por kërkon balancë dhe garanci për shtetin”, thotë për Kurtin deputeti i PDK-së.

“Besoj se PDK është e gatshme ta marrë pjesën e saj të përgjegjësisë”, shprehet ai.