Komandanti

Remi i relaksuar pas ftesës nga Haga: Poston këngë për Zahir Pajazitin (VIDEO)

Një ditë pasi që u mësua se Rrustem Mustafa- Remi u ftua për intervistim nga Gjykata Speciale, ai ka vendosur të reagojë.

Përmes Facebook-ut, ish-komandanti i UÇK-së ka shpërndarë një këngë patriotike të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin “Shoqëria kulturore “Azem Galica” Prishtinë. Me këngë për Zahir Pajazitin në Gjirokastër me 2004! Dëgjimtë këndshëm”.

Dje u raportua se njëri nga krerët e lartë të UÇK-së ka marrë ftesë nga Specialja.

Këtë e konfirmoi pak minuta më vonë edhe avokati i Remit, Arianit Koci.