Rektori Demaj i fton studentët për kafe në rektorat (FOTO)

Rektori i Universitetit të Prishtinës, do të pi kafe me studentët brenda rektoratit.

Faqja zyrtare e Universitetit të Prishtinë në Facebook shkruan se dueht të aplikoni për të pirë kafe me rektorin, numri i limituar në 20 studentë, raporton Ballkani.info.

Ky është njoftimi i UP-së

Të dashur studentë,

Ejani dhe pini kafenë e mëngjesit me rektorin Dema, si dhe shfrytëzojeni rastin që të bisedoni lidhur me jetën studentore në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. 

Bëhuni gati t’i paraqitni idetë dhe shqetësimet tuaja. Rektori është çdo herë i gatshëm t’i dëgjojë ato!

Konfirmo pjesëmarrjen duke e plotësuar formularin në këtë link: https://goo.gl/forms/F1Df6HE3wiOHdoYB2

Nxitoni! Vendet janë të limituara! (20 studentë)