Lionel Messi

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Lionel Messi ka dhuruar një nga shfaqjet më të mira së paku sa është pjesë e skuadrës amerikane Inter Miami.

Të udhëhequr nga Messi, Inter Miami arriti një fitore me rikthim 6-2 ndaj New York Red Bull, pasi ishin në disavantazh pas pjesës së parë.

Ylli argjentinas në këtë takim dha kontribut në gjashtë golat për skuadrën e tij, duke shënuar një dhe duke asistuar në pesë të tjerë, diçka e rrallë për një futbollist, por jo për një gjeni si Messi.

Lexo po ashtuInter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Në fakt Messi bëhet futbollisti i parë që arrin pesë asistime në  një ndeshje, pasi askush më parë nuk e kishte bërë një gjë të tillë.

Por 5 majin e vitit 2024 dhe ndeshjen ndaj New York Red Bull do ta mbajë gjatë në mendje Messi, pasi ka arritur të thyej një tjetër rekord.

Messi është bërë futbollisti i parë në historinë e futbollit që ka arritur statistikën e 1200 gola + asistimeve (833 gola dhe 372 asiste në 1058 ndeshje).

Këtë edicion Messi ka zhvilluar tetë ndeshje në MLS ku ka 10 gola dhe 11 asistime.