Rekord! Sot, numri më i lartë i të shëruarave nga koronavirusi që prej fillimit të Pandemisë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 3.266 pacientë të infektuar me koronavirus, duke e çuar kështu numrin total të të shëruarve në 126.409.

Po ashtu përmes raportit 24 orësh të IKSHPK-së, bëhet e ditur se janë konfirmuar edhe 1.029 raste të reja pozitive, shkruan Ballkani.info

Kurse 24 pacientë kanë humbur betejën me koronavirus në 24 orët e fundit.