Reka: Qytetarët janë në unison me konceptim tim për republikën

Kandidati shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, ka thënë se nga fushata ka kuptuar që qytetarët janë në harmoni me konceptin e tij.

Ai ka folur të mërkurën në “RTK”.

“Mendoj fushata i ka kaluar pritshmëritë e mia. E kuptova se të gjithë qytetarët janë në unison me konceptim tim për Republikën. Ajo që i mungonte shtetit ishte sundimi i ligjit. Qytetarët janë të lodhur nga një tranzicion i papërfunduar dhe ata dëshirojnë prova që shteti duhet të funksionojë si vend i BE-së”, ka thënë Reka.

“Do te jetë një garë jo e lehtë, kandidaturën time e përkrahin vetëm dy subjekte, është një garë e pabarabartë”, shtoi Blerim Reka.

Ai ka thënë se është i bindur që do të ketë vota edhe jashtë korpusit elektoral shqiptar.