Reka fton shqiptarët të votojnë dhe të ndalin ikjen e të rinjve

Kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka, të enjten ka vazhduar fushatën e tij në Veles dhe fshtatin Jablloçishtë.

Gjatë takimit, Reka i ka porositur të pranishmit që me 21 prill të dalin në zgjedhje në mënyrë që të mos lejojnë të ikin të rinjtë.

Ai ndër të tjera u ka thënë që përmes votës së tyre të dëshmojnë se nuk pranojnë konceptin e kombit statistikor, transmeton Koha.net.

“Mos lejoni, t’ju bindin që edhe pas 30 vitesh, ju duhet të mos votoni vetveten. Me 21 prill, bëhuni

vetvetja. Mos lejoni që me votën e juaj, të largoni edhe të rinjtë e fundit idealist. Dëshmoni, se ju nuk e

pranoni konceptin e kombit statistikor. Tregoni, se ju nuk jeni vetëm votues, por edhe të votuar”, ka thënë ai.