Gjatë konferencës për shtyp, trajneri Edy Reja shpjegoi mungesën e Berat Gjimshitit në listë, çka kishte krijuar konfuzion, pasi mosprania e tij dukej absurde.
“Gjimshiti operohet sot për shkak të hernies, ai ka luajtur këto javë sepse Atalanta kishte mungesa. Më vjen keq për Gjimshitin, pasi e kam marrë unë tek Atalanta, por në këto dy ndeshje nuk do ta kem. Çekiçi? Unë e kam ndjekur, por më duhej të bëjë zgjedhje, pasi kisha 4 lojtarë të tjerë. Kjo nuk është lista përfundimtare. Vrioni për shembull do të largohet që sot, pasi ka një dëmtim”, tha Reja.







