Regjistrohet arrestimi i parë nga policia, nuk respektoi kohën e caktuar me numër të letërnjoftimit VIDEO

Një person i moshuar është arrestuar sot nga policia e Kosovës në Obiliq.

Lexues të IO kanë dërguar video nga arrestimi i të moshuarit, ku sipas tyre deri të prangosja ka ardhur pasi nuk është respektuar vendimi i qeverisë për mos lëvizjen e qytetarëve në kohë pandemie.

 

 

I moshuari është dërguar në stacion të policisë për intervistim ndërsa nuk dihet vendimi i prokurorit përkitazi me këtë rast.