ASK

Regjistrimi i popullsisë – ASK ofron 10 mijë euro | Çka duhet të bëni për t’i fituar? 

Që nga viti 2021 regjistrimi i popullsisë së Kosovës nuk ka arritur të bëhet.

Kjo për faktin se Qeveria e Kosovës ka dështuar ti siguroj tablatet Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Në fillim të muajit prill ASK do të fillojë me regjistrimin e popullsisë. Të njëjtit kanë filluar fushatën sensibilizuese, ku për këtë fushatë Qeveria e Kosovës ka ndarë 120 mijë euro.

10 mijë euro është çmimi që do ta marrë fituesi.

Se çfarë duhet bërë për ta fituar këtë çmim mësoni në videon në vazhdim:

Të dhënat preliminare të regjistrimit, pritet të publikohen 3 muaj pas regjistrimit në terren, ndërsa ato finale 9 muaj pas.

Nga ASK-së kanë thënë se presin që popullsia rezidente do të jetë më e vogël se në vitin 2011, kur është bërë regjistrimi i fundit, i cili kishte rezultuar me 1milionë e 800 mijë banorë, pa përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, pasi që në atë kohë ata kishin refuzuar procesin.

Për shkak të interesit nacional, ASK do të regjistrojë edhe diasporën ndaras, si popullsi jorezidente.

VIDEO BONUS: FSK furnizohet me 15 kamionë gjermanë, Kurti: Serbia është agresive, por kjo nuk na frikëson