Regjistrimi i emrave shqiptarë në Serbi do të jetë në gjuhën amtare

Zgjidhet çështja e emrave shqiptarë në Serbi. Regjistrimi i emrave shqiptarë do të jetë në gjuhën amtare, raporton presheva.com.

Në Bujanoc është prezantuar katalogu me emrat dhe mbiemrat më të zakonshëm shqiptarë. Ky katalog ka gjithsej 3134 emra shqiptarë dhe 530 mbiemra të shkruar në gjuhën shqipe dhe serbe në cirilikë.

Të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Serbi iu është mundësuar që emrat dhe mbiemrat e tyre t’i regjistrojnë në mënyrë korrekte.

Projekti është realizuar falë bashkëpunimit të komunës së Bujanocit me ambasadorin e OSBE-së të akrediatuar në Beograd z. Andrea Orizio, Trupin Koordines dhe Ministrinë e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, që njëherë e përgjithmonë regjistrimi i emrave shqiptarë të jetë në gjuhën amtare.