Regjisorit serb i dështon propaganda kundër Kosovës: Anulohet premiera e filmit në Gjermani

Regjisorit nacionalist serb, Boris Malagurski, i ka dështuar premiera e një filmi në Gjermani. Film që prezanton një propagandë kundër Kossovës.

Premiera e këtij filmi i ka dështuar pas shumë reagimeve. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Malagurski nëpërmjet rrjeteve sociale.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Arbana Xharra në rrjetin social facebook.

Postimi i plotë:

Regjisori nacionalist serb Boris Malagurski, i cili prodhon materiale qe kane nje qellim, perhapjen e propagandes antishqiptare neper bote ka perjetuar nje deshtim te madh ne Gjermani pasi premiera e nje filmi kunder Kosoves eshte anuluar pas ankesave dhe informacioneve te derguara ne adrese te kinemase nga nje shqiptar i cili jeton ne Shtutgart. Ky shovinist serb eshte ankuar ne rrjete sociale per deshtimin e kesaj premiere. Iniciativa e nje shqiptari emri i te cilit nuk mund te permendet per shkaqe sigurie ka informuar kinemane per propagandat e regjisorit serb. Me poshte mund te gjeni reagimet e regjistorit serbit po ashtu edhe emailin e kinemase ku thuhet se; “pas informacioneve te reja qe kemi marre kemi vendose te anulojme shfaqjen e filmit”. Nje bravo e madhe per kete shqiptar patriot!