Një shtetas iranian ka spërkatur me gaz lotësjellës një grua, pasi kjo e fundit refuzoi të vendoste hixhabin.
Pamjet filmike janë shpërndarë nga aktivisti iranian dhe i Zërit të Amerikës, Masih Alinejad.
Ky i fundit ka nisur fushatën, për të promovuar liritë e femrave në Iran. Në pamjet filmike shihet një burrë, i cili ndiqet nga një grua, e padukshme në kamera.
Në një moment, burri, i cili mendohet se është një polic civil, nxjerr nga çanta gazin lotësjellës dhe ia hedh në fytyrë gruas. Mësohet se burri i kishte thënë gruas se i kishte rënë shamia, ndërsa kjo e fundit refuzoi ta vendoste.
Gazetari shprehet se ky ishte incidenti i dytë i regjistruar gjatë nisjes së fushatës së tij, ku gratë iraniane konfliktohen me policët ose persona të tjera, për të mos mbajtur hixhabin.







