LAJMI I FUNDIT

Refuzohet ankesa: Mlilorad Dodik do të gjykohet në Sarajevë, jo në Banjallukë

Divizioni i Apelit i Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së kryetarit të RS-së Milorad Dodik kundër vendimit të këtij institucioni për të refuzuar transferimin e procesit në gjykatën kompetente në Banjallukë, ka konfirmuar avokati i tij, Goran Bubiq.

Siç ishte planifikuar më parë, në kalendarin e Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës, seanca në çështjen kundër Dodik dhe drejtorit u.d. të drejtorit të Gazetës Zyrtare, Millosh Lukiq, është caktuar për 20 dhjetor.

Kërkesa e mbrojtjes për zhvendosjen e gjykimit më herët ishte refuzuar nga Dhoma e Gjykatës së Lartë, menjëherë para fillimit të shqyrtimit gjyqësor të caktuar fillimisht.

Milorad Dodik dhe Millosh Lukiq akuzohen se kanë ndërmarrë veprime zyrtare nga data 1 deri më 9 korrik të këtij viti në Banjallukë, me vetëdije dhe dijeni se Përfaqësuesi i Lartë Christian Schmidt ka marrë vendim që pengon hyrjen në fuqi të Ligjit për mosekzekutimin e vendimeve të Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe Hercegovinës me qëllim të vazhdimit të procedurës legjislative. /Ballkani.info/