Refuzimi i disa zarfeve me vota nga diaspora, detaje të reja nga KQZ’ja

Burim Ahmetaj, kryeshef i Sekretariatit të KQZ’së ka thënë se janë në fazën e procesimit të materialeve zgjedhore nga 27 mijë e 249 vota me kusht.

Ai tha se pas procesimit të tyre do të dihet numri i saktë i votave me kusht.

“Janë materialet nga 101 vendvotime. Nga procesimi i rregullt i materialeve  zgjedhore janë 27 mijë e 249 zarfe të votave me kusht dhe pasi të procesohen edhe këto zarfe me kusht atëherë do ta dimë numrin e saktë se sa janë vota me kusht”, ka thënë ai.

Ahmeti konfirmoi se janë në fazën e përfundimit të nxjerrjes se të dhënave nga formularët e subjekteve politike dhe atyre të kandidatëve për deputet.

“Nga procesimi i formularëve për subjektet dhe kandidatët, deri më tani nga procesimi i formularëve për subjektet politike janë procesuar 1661 vendvotime, ose 69.73%. Listat e votuesve janë të skenuara dhe formularët për kandidatet deri më tani janë procesuar 1 mijë 324 vendvotime në përqindje 55.58%”, ka thënë më tutje ai.

Për sa i përket votave të diasporës, Ahmeti theksoi se nga 6 mijë e 702 zarfe që janë procesuar, vetëm 4 mijë e 811 prej tyre janë pranuar.

“Nga 6 mijë e 702 zarfe që janë procesuar prej tyre deri më tani 4 mijë e 811 janë të aprovuara ndërsa shifrat tjera janë sipas kategorive që i keni në raport.