Refki Suma: Nuk do të hyjë kurrë në asnjë parti politike

Kreu i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka thënë se kurrë nuk do të bëhet pjesë e asnjë partie politike.

Ai ka thënë se nuk do të kërkojë nga qytetarët që në zgjedhjet parlamentare të votojnë për njërën apo tjetrën parti.

Suma në Klan Kosova ka thënë si në krejt Kosovën, edhe në qytetin e tij vërehet një dëshirë për ndryshim në nivel qendror.

I pyetur se a do të garojë në zgjedhjet e reja lokale për kryetar të Hanit të Elezit, ka pohuar se për këtë do të vendosin qytetarët