Reduktimet s’kanë të ndaluar, por Fitore Pacolli krenohet se si qeveria po e menaxhon krizën

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka lavdëruar qeverinë, e cila udhëhiqet nga partia e saj.

Pavarësisht se reduktimet e rrymës në Kosovë po vazhdojnë, Pacolli ka thënë se Kosova do ta kalojë krizën më mirë se shtetet e tjera.

“Maqedoni të Veriut: Shpallet gjendje krize për 30 ditë në sektorin e energjetikës. Kosovë: KEK raporton se ditëve në vijim do të ketë përmirësim të furnizimit me energji elektrike”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë:

Maqedoni të Veriut: Shpallet gjendje krize për 30 ditë në sektorin e energjetikës.

Kosovë: KEK raporton se ditëve në vijim do të ketë përmirësim të furnizimit me energji elektrike.

Po duket se do ta kalojmë krizën më mirë se shumë shtete tjera .

#QeveriaKurti