Fisnik Dërguti, redaktor në Radiotelevizionin Publik të Kosovës (RTK) e ka paditur Drin Zatriqin, djalin e ish drejtorit të ndjerë të RTK-së, Agim Zatriqi.
Dërguti e ka paditur për shpifje Zatriqin pasi që ky i fundit ka publikuar në Facebook të ashtuquajturen “Dosja e RTK-së” ku përmendet edhe Dërguti si pjesë e grupit që sipas Zatriqit kanë përfituar jashtëligjshëm, shkruan Ballkani.info.
“Drin Zatriqi me shnet padia për shpifje. Pas publikimit të “Dosjes së RTK” tash duhet t’a zgjedh gjykata dhe t’a thotë fjalën e saj. A jam unë hajn , apo ti je shpifës do t’a vërtetoj gjykata themelore. Unë e bëra hapin e parë, të ftoj të ballafaqohesh me mua në gjykatë tash. E unë një të gjë t’a garantoj, që sa të kemë jetë, padinë do t’a përsërisë sa herë që kjo vjetërohet deri sa të vjen në Kosovë”, ka shkuar Dërguti.
E përgjigjja e Zatriqit nuk ka vonuar. “Shnet paq. Veq kete padi ja qon “cohut” nese don , se gjyqin e ki te hupt me mu, cohu osht source i jem qe ju kom referu. Spe disha qe muj mu denu qe kom postu te dhana qe i kom gjet ne adrese publike te “cohu”?”, ka shkruar Drin Zatriqi në koment tek Dërguti. /Ballkani.info/







