Red Bull, peshk e sallatë| Goran Rakiq i bën “rrush e kumbulla” 44 mijë euro

Ministria për Komunitete dhe Kthim, e cila udhëhiqet nga Goran Rakiq ka vendosur që t’i shpenzojë 44 mijë euro në pije dhe ushqim. Në tenderin e shpallur është treguar se me këto para do të bilën disa lloje të ushqimit, pije freskues, kafe e çajëra. Nuk do të mungoj as pija “Red Bull”. Shërbimi me këto produkte do të behët prej orës 07:30 deri në ora 16:00 në pesë ditë të javës.

Kryetari i Listës Serbe që mban edhe funksionin e Ministrit për Kthim dhe Komunitete Goran Rakiq, ka vendosur që t’i shpenzojë 44 mijë euro të buxhetit të shtetit në pije dhe ushqim.

Në tenderin e shpallur para disa dite është treguar se me këto para do të blihen të gjitha llojet e kafeve dhe çajeve. Po ashtu nuk do të mungojnë edhe pijet ekzotike.

Derisa në menynë e ushqimit janë paraparë të jenë disa lloje të sandwichëve, peshk, sallata të ndryshme, supa, omlet e ve të ziera, shkruan Demokracia.com.

Kontratën për furnizim me këto produkte e ka nënshkruar kompania “Family AD” gjatë ditës së djeshme.

“Shërbime hoteliere në objektin e MKK-së”. Vlera e përgjithshme e kontratës 43 980,00 euro.  Data e dhënies së kontratës 10.08.2022. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 11.08.2022.  Numri i tenderëve të pranuar: 1. Emri zyrtar: Family AD SH.P.K”, shkruan në njoftimin e shpallur.

Në dosjen e tenderit është treguar se Bufeja e MKK-së duhet të jetë e pajisur çdo herë me këto produkte.

“OE duhet të  ketë staf të mjaftueshëm për realizimin e shërbimeve. Bufeja e MKK-se duhet të jetë e pajisur non stop  me këto produkte/artikuj, nuk duhet të ketë mungesë se artikujve, nëse ndonjë artikull mungon ai duhet që të plotësohet maksimumi brenda tri(3) ditëve, nëse nuk vjen artikulli i caktuar brenda tri (3) ditëve do te shqiptohet vërejtje”.

Po ashtu është bërë me dije se Ministria për Komunitete dhe Kthim, ka kërkesë që të ofroj lokalin me  sallën me sipërfaqe prej 35 deri në 40  metra katror për  restorant.

“Shërbimi i mirëmbajtjes së Restaurantit  ( i quajtur si  lokal) duhet te          sigurohet nga siguruesi i shërbimit pa kurrfarë kostoje  (pagesë) ndaj  Etnitetit Puplik (MKK-së), me të gjitha produktet në normën e pranueshme Komerciale . Të gjitha pajisjet për punë në  kuzhinë, Frigoriferat , enet e kuzhinës , mobilet (karrigat , tavolinat ) , Banaku (Shanku) duhet të sigurohen nga siguruesi i shërbimit, të cilat së pari aprovohen nga MKK-ja. Lokali do te jete i hapur prej orës 07:30 deri ne ora 16:00 prej te Hanë deri te Premten”, thuhet në dosjen e tenderit.

Produktet kryesore që do të shërben në këtë restorant për gjatë pesë ditëve të javës janë çaj i zi, kafe turke filxhan i madh, kafe expreso ( e shkurtë , gjysmë dhe e gjatë) kafe makiato e madhe, kafe makiato e vogël, kafe kapuçino, ness kafe ose ekuivalente  (classic dhe vanill), qumësht me çokollatë ( bambi), çaja të ndryshëm (kamomil, fruta mali, hibiscus ment, i gjelbërt, gjengjefil).

Në listën e pijeve ekzotike kanë zën vend edhe Red bulli e Red rain.

“Pije në kënaqe  330 ml. (coca cola ,coca cola zero, fanta, sprite, schëeepes biter limon, schëeepes  tonik, Ice Tea- çaj i ftohtë ose ekuivalente ). Red bull, Red rain ose ekuivalente. Lëngje frutash  paketim qelqi  250 ml.(pjeshkë, mollë , dredhëz, boronicë, vishnje, portokall). Ujë natyral 0.5 L. Ujë i gazuar 0.5 L. Ujë mineral me limon , lacin, pinar ose ekuivalente”.

Kurse tek menyja e ushqimit një vend të veçantë e kanë zënë, peshku, sallat e ndryshme, sendëicha, kifle, supë e omleta.

“Sandwich me proshutë / tost–150 gr(proshutë, djath i shkrirëe, sos, sallatë). Sendëich tuna / tost – 150 gr(tune, sos, sallatë). Sendëich i ftoftë në formë të paketuar i ftohtë i mbyllur me vakum (proshutë, proshutë pule ,pikante tuna) sandwichi duhet të jetë fabrikisht i paketuar në qese.  Kifle , croasan(krem qokollad, xhem , djathë). Argeta 95gr ose ekuivalente( pule, tuna , pikante ) + Buka 200 gr.  Peshk i konzervuar – 100 gr + Buka 200 gr. Tuna e konzervuar – 100 gr + Buka 200. Sallat shope – 200 gr. Sallat tuna – 200 gr. Supa të ndryshme ( perime , pule , mish viqi ).Omlet me djath (3 vezë) + Buka 200 gr.  Pasta te ndryshmes – shpageta , makarona(sos, mish të bluar viqi dhe pule, djathëra, domate)        Copë. Vezë të ziera . Omlet me suxhuk ( 3 vezë) + buka 200 gr ; Omlet me proshutë (3 vezë) + buka 200 gr”, thuhet në përshkrimin që është bërë në dosjen e tenderit. /Demokracia.com/.