Skënder Reçica

Reçica: Kërkova nga inspektorët e punës që të jenë të pakompromis, si dhe të rrisin përgjegjësitë e punëdhënësve dhe punëmarrësve

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica, ka takuar inspektorët e punës.

Reçica u ka ofruar mbështetje atyre në intensifikimin e kryerjes së detyrave në inspektimin dhe kontrollimin e kushteve dhe masave të sigurisë në punë, duke respektuar me përpikëri masat që parashihen me ligj, sidomos në sektorin e ndërtimtarisë.

“Kërkova që të jenë të pakompromis, si dhe në bashkëpunim me kompanitë të rrisin përgjegjësitë e punëdhënësve dhe punëmarrësve, për ngritjen e vetëdijes në aplikimin dhe respektimin e të gjitha masave mbrojtëse në punë “, tha ministri Reçica.

I pari i MPMS duke parë numrin e rasteve që kanë përfunduar me fatalitet, ka kërkuar nga Inspektorati i Punës që të rrisin numrin e inspektimeve nepër vendpunishtet në Prishtinë dhe në qytetet ku ka ndërtime më shumë.

“ Nga inspektorët mësova se vetëm në Prishtinë janë duke u kryer 244 ndërtime në sektorin e ndërtimit. Gjithashtu Inspektorati i Punës kërkon bashkëpunim me të madh nga institucionet e tjera të implikuara  dhe nga qytetaret me qëllim të ngritjes së vetëdijes”, thuhet në komunikatën e MPMS.