Reçica, ka një lajm të mirë për të larguarit me dhunë nga regjimi serb në vitet 90-të

Largimi me dhunë nga puna, nga ish- regjimi serb në vitet 90-të, ka bërë që qytetarët tanë të mos gëzojnë pensionin kontributiv të merituar, për shkak të mospërmbushjes së kriterit prej 15- vjetësh stazh pune, ashtu siç kërkohet me legjislacionin aktual.

Me reformën pensionale të hartuar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale nën udhëheqjen e ministrit Skënder Reçica, të gjithë këtyre pensionistëve do t’u njihet stazhi i punës dhe do të gëzojnë pensionet që meritojnë, transmeton Indeksonline.

Me NISMA-n në Qeverinë e ardhshme, sipas ministrit në detyrë, që në fillim të mandatit do të ndalet diskriminimi ndaj kësaj kategorie pensionistësh dhe ata do të fillojnë t’i marrin pensionet kontributive meritore.

loading…