Reçica fton punëtorët dhe punëdhënësit të respektojnë masat e sigurisë dhe shëndetit në punë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka vizituar një nga vendpunishtet e ndërtimit të lartë në Prishtinë, për të parë nga afër respektimin e masave të sigurisë dhe shëndetit, si parakushte për parandalimin e lëndimeve dhe vdekjeve në vendin e punës.

Ministri Reçica me këtë rast ka takuar punëdhënësit dhe punëtorët me të cilët ka biseduar rreth rëndësisë respektimit të masave të sigurisë dhe shëndetit në punë, përkatëisht, të legjislacionit nga kjo fushë.