Realizohet testimi i planifikuar i vaksinës anti covid tek fëmijët nga kompania Pfizer

Kompania Pfizer ka realizuar testimin e vaksinës anti covid tek fëmijët e moshës 12 vjeç.

Ky vendim u miratua nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në fillim të këtij muaji, dhe në lidhje me këtë vendim, Pfizer do të realizoj testimin e vaksinës në dy grumposha: 12-15 vjeç dhe 16-17 vjeç shkruan CNN.

Testimi është realizuar javën e kaluar në 100 fëmijë dhe aktualisht janë në pauzë për të parë reagimet ndaj vaksinës.

“Tani jemi në pauzë të planifikuar për t’u siguruar që gjithçka po ecë ashtu siç duhet”, u shpreh Dr.Robert Frenck.

Ndër efektet anësore që mjekët po shohin janë gunga, skuqje në vendin e injeksionit, si dhe ethe e dhimbje.

Frenck bëri të ditur se kompania Pfizer tashmë ka testuar vaksinën edhe tek 30,000 persona të rritur, andaj nuk është vërejtur ndonjë rrezik edhe për fëmijët.