Real Madridi është duke e shqyrtuar mundësinë që të shkëmbejë Iscon me Eden Hazardin, shkruan sot e përditshmja spanjolle El Gol Digital

Los Blancos duket se nuk llogaritin në shërbimet e spanjollit dhe dëshirojnë që ta largojnë atë për në Stamford Brige, derisa po kërkojnë një lojtar me cilësitë e Eden Hazardit.

Real Madridi kështu dëshirojnë që të ofrojnë Isco Alarcon, në të cilin nuk llogarit më as Florentino Perez.

Situata e Iscos, sipas El Gol Digital, mund t’i krijojë dy situata për Real Madridin. Ata ta mbajnë në skuadër atë, kurse ai të mos luaj dhe mos të tregojë vlerat e tij, apo të shikojnë për destinacionin e tij të radhës duke marrë një lojtarë me kualitete të larta.

Kështu, së fundi ata janë duke shikuar një ofertë që ka ardhur në zyret e tyre në Santiago Bernabeu. Bëhet fjalë për një ofertë te Chelsea e cila përfshin një shumë prej 77 milionë euro për ish mesfushorin e Malagas.

Një ofertë e tillë, sigurisht e fut në funksion Real Madridin ku Florentino Perez dëshiron që ta transferojë Eden Hazardin.

Eden, i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Chelsea pritet të futet në një proces shkëmbimi, që do të bënte që Isco të shkonte në Stamford Bridge.

Kjo lëvizje është e mundshme, por nuk dihet se cila skuadër do të shtojë para në transfer, pasi që dihet se Hazard ka vetëm një vit e gjysmë kontratë, gjë që përgjysmon çmimin e tij, derisa Isco ka kontratë me afatgjate me Real Madrid.