Reali mposht Getafen, rikthehet në vend të dytë

Real Madrid merr fitoren minimale 1-0 ndaj Getafes në takimin e raundit të 34-ët të La Liga.

Ekipi i Ancelotti dominoi të gjithë takimin, megjithatë nuk mundën që të realizonin më shumë se një gol.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, pavarësisht rasteve që patën Madrilenët, nuk ia dolën të zhbllokonin sfidën.

U deshën plot 70 minuta lojë që Asensio të gjente rrugën drejt rrjetës dhe t’u dhuronte avantazhin dhe njëkohësisht fitoren vendasve.

Pas kësaj përballjeje Real Madrid renditet në vend të dytë me 71 pikë, teksa Getafe vuan në vend të 18-të me 34 pikë.