Trajnerin e Tottenhamit

Reali kthen vëmendjen te Pochettino

Real Madridi ka ngjallur interesimin për menaxherin e Tottenham Hotspurit, Mauricio Pochettino që shihet si njëri prej trajnerëve që mund ta zëvendësojë Julen Lopeteguin.

Spanjolli që nisi dobët sezonin, nuk e ka të garantuar qëndrimin në postin e trajnerit që kur Reali çoi në pesë numrin e ndeshjeve pa fitore.

Ish menaxheri i Chelseat, Antonio Conte është favorit për pozitën te Reali, por Daily Mail raporton se drejtuesit e klubit spanjoll kanë kthyer vëmendjen edhe kah Pochettino.

Kampioni evropian kishte shprehur interesim për argjentinasin në kohën kur Zinedine Zidane u largua nga posti i menaxherit, por Pochettino vendosi qëndrimin në Londër duke nënshkruar kontratën e re pesëvjeçare.

“Mbretërit” janë interesuar përsëri për të dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë 40 milionë funte për ta bindur kalimin në kryeqytetin spanjoll.