Reali fiton ngushtë ndaj Betisit

Real Madridi ka fituar ngushtë përballjen me Real Betisin në xhiron e tretë të La Ligës, 3:2.

Federico Valverde, një autogol i Emersonit dhe Sergio Ramos i ndihmuan ekipit të Zinedine Zidanet përballë golave të Aissa Mandit e William Carvalhos.

Kjo ishte fitorja e parë e madrilenëve. Betisi në anën tjetër përjetoi humbjen e parë pas dy fitoreve.