E bujshme

Real Madridi synon transferimin e Ibrahimovicit në janar

Gol dhe një asist në udhëtimin te Minesotta ku nuk duhej gabuar, me  LA Galaxy që triumfuan 3-1.

Zlatan Ibrahimovic vijon të jetë protaganonist duke bërë diferencën në fushën e blertë, por njehërazi dhe jashtë saj ku spekulimet më të fundit e asociojnë të ardhmen e tij me një rikthim në Europë.

Në këtë mënyrë merkato e janarit duket se projekton transferimin e gjigandit suedez dhe siç deklaron vet karizmatiku Ibra pa modesti, të gjitha klubet e mëdha ëndërrojnë shërbimet e tij.

Në të vërtetë në listën e atyre që flirtojnë me 37-vjeçarin  këtë janar janë “Los Blancos”, të cilët pas sinjaleve shqetësuese që po marrin me ecurinë e deritanishme po projektojnë afrimin e Ibrës për të paktën 6 muaj, pra  deri në fund të sezonit.

Ideja e integrimit të Ibrahimovic në organikën e Real Madridit është entuziazmuese për drejtuesit e klubit madrilen. Ibrahimovic, që zgjodhi MLS pas dëmtimit që pësoi me United, që rezultoi një kalvar i gjatë deri në rikuperimin total, numëron tashmë 22 gola në 25 takime që ka zhvilluar me Los Angeles Galaxy, dhe numrat e tij dot ë ishin një avantazh për Realin, me suedezin  që nuk e ka specifikuar nëse ekseperienca e tij me klubin amerikan do të vijojë edhe për sezonin e ardhshëm.

Oferta e Realit rezulton të jetë gjithnjë tunduese dhe joshëse, ndaj ekuilibrat mund të përmbysen dhe letrat të ndryshojnë në tavolinë. Ibra madrilen, mund të jetë shumë shpejt realitet.