Mateo Kovacic nuk pritet të qëndrojë te Chelsea, edhe pse Sarri e dëshiron.
Shkak për këtë është bërë mungesa e opsionit për blerjen përfundimtare në akordin fillestar për huazimin e lojtarit gjatë sezonit të kaluar teksa edhe bllokimi i merkatos nga FIFA pengon negociatat të mëtejshme me Real Madridin.
Këta të fundit mësohet se kanë marrë një ofertë nga rivalët e Atletico Madridit për mesfushorin kroat, por menjëherë presidenti Florentino Perez ka vënë veton.
Ai nuk dëshiron të përforcojë një ekip që lufton për titull e për më tepër rival të një qyteti ndaj dhe oferta e tyre është refuzuar.







