Tashmë nuk ekziston më asnjë dyshim. Luka Jovic sezonin e ardhshëm do të mbajë veshur fanellën e Real Madridit.

Sipas asaj që raporton Sky Sport, drejtuesit e klubit merengues kanë arritur akordin me Eintracht Frankfurt dhe 21-vjeçari serb do të jetë goditja e parë e “Los Blancos” në merkato.

Edhe pse ka në gjirin e tij një lojtar si Karim Benzema që në këtë sezon ka shënuar në vazhdimësi, Reali përforcohet kështu me një tjetër qëndërsulmues.

Jovic pritet të firmosë për 5 vite me Realin me një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, ndërkohë që kartoni i tij pritet t’i kushtojë plot 60 milionë euro presidentit Florentino Perez, 12 mln prej të cilave pritet të përfundojnë në arkën e Benficas që zotëron ende 20% të kartonit të futbollistit.

Në këtë sezon sulmuesi serb ka shënuar 27 gola në 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet.