Real Madridi është duke punuar për të transferuar lojtarë të rinj për sezonin e ardhshëm dhe spekulimi i fundit kishte qenë që mesfushori i Paris Saint-Germainit, Adrien Rabiot, do të kalojë në Santiago Bernabeu.
24-vjeçarit do t’i përfundojë kontrata me klubin francez verës, më 30 qershor. Cilido klub që arrin marrëveshje me Rabiotin, do të mund ta marrë atë në skuadër pa i paguar asnjë cent PSG-së.
Canal+ Francë kishte raportuar se “Los Blancos’ e kishin arritur një marrëveshje verbale me Rabiot. Megjithatë, burime të së përditshmes spanjolle Marca, e kanë konfirmuar se Real Madridi nuk është i interesuar ta transferojë mesfushorin.
Francezi e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të qëndrojë në PSG dhe ai i ka refuzuar ta përmirësojë marrëdhënien me klubin francez.
Rabioi ka ngjallur interesim nga disa prej klubeve më të mira të Evropës dhe ai dukej se do të transferohej në Barcelonë, mirëpo transferimi i Frenkie de Jongut nga Ajaxi i ka ndalur bisedimet mes francezit dhe klubit katalonas.







