Mbrojtësi sllovak

Real Madridi në garë për Skriniarin

Pas ekipeve angleze, edhe Real Madridi është futur në garë për qendërmbrojtësin e Interit, sllovakun Milan Skriniar, ka raportar “Don Balon”.

Skriniar 23-vjeçar, ditë më parë ka ndërprerë negociatat me Interin për rinovimin e kontratës, duke lënë të hapur mundësinë e largimit në janar.

Te Reali e shohin Skriniarin si përforcim ideal për repartin defensiv. Madrilenët janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë euro dëmshpërblim për Skriniarin, por Interi po kërkon 80 milionë euro.

Skriniar vitin e shkuar iu bashkua Interit nga Sampdoria për 27 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2022.