Real Madridi e ka mposhtur si mysafirë Romën me rezultat 2-0 duke fituar kështu grupin H në Ligën e Kampionëve. Në anën tjetër edhe Roma ka kaluar në fazën tjetër të kësaj gare por nga vendi i dytë
Real Madrid ka treguar pse është kampion në Ligën e Kampionëve.
Ata kanë mposhtur sonte me rezultat 2-0 si mysafirë Romën, duke bërë 12 pikë dhe duke u kualifikuar si e para në grupin G për fazën e radhës në garën më të madhe europiane.
Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, me mysafirët të cilët kishin më shumë posedimin e topit dhe rastet.
Por në pjesën e dytë ishin Reali që kaluan të parët në epërsi.
Gareth Bale shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes romake, të portierit dhe të mbrojtjes për të shënuar golin e parë në minutën e 46’të te ndeshjes.
Madrid e dyfishoi epërsinë pikërisht në momentin kur ju desh më së shumti në minutën e 59’të me anë të Lucas Vazquez.
Reali vazhdoi dominimin dhe e kontrolloi shumë mirë ndeshjen duke e fituar atë dhe duke e fituar grupin e tyre në Ligën e Kampionëve.







