Fitimet e sezonit të kaluar

Real Madridi fitoi 88.6 milionë euro për suksesin në Champions League

UEFA ka konfirmuar pagesat që i janë bërë klubeve për pjesëmarrjen në Champions Leaguen e sezonit të kaluar, me Real Madridin që ka fituar 88.6 milionë euro për fitimin e kompeticionit.

“Los Blancos” mposhti 3-1 Liverpoolin në finalen që u zhvillua në Kiev, me Bale që realizoi dy golësh kurse portieri i “The Reds”, Loris Karius bëri dy gabime të mëdha.

Liverpooli ka koleksionuar 11 milionë euro për mbërritjen në finale, ndërsa në total ka fituar 81 milionë.

UEFA ka njoftuar se secili klub që ka arritur në fazën e grupeve të Champions League ka fituar minimum 12.7 milionë euro.

Në garën tjetër europiane, Europa League fituesit e trofeut, Atletico Madridi ka arkëtuar 16.1 milionë euro ndërsa nëse i shtohen edhe të ardhurat nga faza e grupeve të Champions League, “Los Colchoneros” kanë fituar 47.8 milionë euro.

Marseille si finaliste e Europa League ka fituar 23 milionë euro pas performancës impresionuese që nga faza e grupeve.

Në toal UEFA për sezonin 2017-18 ka paguar 1.412 miliardë për skuadrat e Champions League, ndërsa per ato të Europa League 428.1 milionë euro