Real Madridi e transferon Hazardin në janar?

​Real Madridi do të tentojë ta transferojë yllin belg të Chelseat, Eden Hazard, në afatin kalimtar të janarit për ta përmirësuar skuadrën pas largimit të yllit portugez, Cristiano Ronaldos.

Hazardi u zgjodh lojtari i dytë më i mirë në turneun e Kupës së Botës në Rusi gjatë verës dhe për momentin është golashënuesi më i mirë në Premierligë, me gjithsej shtatë gola, transmeton Gazeta Express.

Kontrata e belgut me Chelsean përfundon në qershor të vitit 2020 dhe Real Madridi shpreson ta shfrytëzojë këtë situatë për ta blerë Hazardin në janar me çmim jo edhe shumë të lartë, siç kishte kërkuar më parë Chelsea për të.

Drejtuesit e klubit madrilen kishin shprehur interesimin e tyre për Hazardin edhe më parë, por Chelsea kishte kërkuar shuma të ngjashme me atë për transferimin e Neymarit në Paris Saint-Germain prej Barcelonës.

Pasi që Chelsea nuk luan në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe rregullat për këtë gjë kanë ndryshuar, Hazardi mund të luajë edhe këtë sezon të garës evropianë për madrilenët.

Presidenti i klubit, Florentino Perez, shpreson se transferimi i Hazardit do t’i kënaqë tifozët e Real Madridit, edhe pse transferimi i tij nuk besohet se do ta pengojë transferimin e një super lojtari tjetër gjatë verës, pasi që Real Madridi do të tentojë ta blejë edhe Neymarin.