Me Marcelon që kërkon largimin, për të nisur një aventurë të re larg Spanjës sezonin e ardhshëm, Real Madridi është vënë në lëvizje për të gjetur menjëherë pasuesin e brazilianit.

Emri më i lakuar në ambientin e madrilenëve është pikërisht David Alaba, që aktivizohet me Bayernin.

26-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2021 me klubin bavarez.

Për të bindur klubin gjerman të lërë të lirë futbollistin e “Los Balncos” janë gati të bëjnë një ofertë të “çmendur” për kartonin e lojtarit gjatë merkatos së verës.