Brazliani Marcelo duket gjithnjë e më larg Real Madridit.
Të paktën këtë nënkuptojnë zërat e fundit që vijnë nga merkatoja, sipas të cilave drejtuesit e klubit janë vënë në lëvizjë që tani për të gjetur një zëvëndësues sa i përket krahut të majtë të mbrojtjes.
“Los Blancos” po ndjekin me shumë interes mbrojtësin e Ajax, Nicolas Tagliafico, i cili është duke bërë një sezon mjaft të mirë me “harkëtarët”.
Argjentinasi do të shërbente si alternativë për Sergio Reguilon, që së fundmi po gjen shumë hapësira në “Santiago Bernabeu”.
Verën e kaluar, Tagliafico u kërkua me insistim nga Arsenali, por klubi holandez i rezistoi të gjitha ofertave. I bashkuar me Ajaxin janarit e vitit të kaluar, 26-vjecari ka një kontratë deri në qershor të vitit 2022.







